Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të Jeton Shasivarit, shkruan Top24.
Postimi plotë:
Jeton Karakamishevën, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”, “drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm”, “UÇK-ja është e pastër si loti”?
Jo. As nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!
Sepse roli i tij është të merret me gjithçka që është shqiptare, kombëtare dhe e pastër: me Ali Ahmetin, me Edi Ramën, me UÇK-në, me çdo simbol e kauzë shqiptare.
Flet me gjuhën e tutores së tij, Tanja Karakamishevës, dhe vazhdon të njëjtën avaz: të merret me shqiptarët, në vend se të merret me ata që i dëmtojnë shqiptarët.
Ky është roli i tij. Të lomotisë kundër shqiptarëve dhe në shërbim të atyre që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë përballë.


