​“Jo në emrin tim”, dita e dhjetë e protestës, mbështetje e gjerë UÇK-së dhe drejtuesve të saj në Hagë

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Specialë në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Protestuesit njëherësh po shfaqin mbështetjen e plotë UÇK-së.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Gjatë ditës më herët u organizuan protesta në qytete të Kosovës kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, organizuar nga OVL-UÇK, e cial somnte i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbeu “.