Ministri për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Agron Ferati, mbrëmë ka hapur solemnisht konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Pro Peace (ish-ForumZFD) në Shkup.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë ambasadorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile, u diskutua për rëndësinë e paqes, dialogut dhe kohezionit shoqëror.
Në fokus të konferencës ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, si dhe forcimi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në shoqëri.
Ministri Ferati theksoi rëndësinë e këtyre diskutimeve për avancimin e dialogut dhe promovimin e një shoqërie më të bashkuar, ku bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve mbetet një nga shtyllat kryesore të paqes dhe stabilitetit.


