Mbrëmja Gala e Festës së Mesvjeshtës 2026 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të zhvillohet në qytetin Huainan të provincës Anhui.

Mbrëmja Gala do të ndahet në tre pjesë: “Udhëtim me hënën”, “Përqafimi i yjeve” dhe “Shkëlqimi i vjeshtës”. Duke synuar stilin artistik estetik, të sinqertë, lirik dhe romantik dhe mbështetur në trashëgiminë mijëvjeçare kulturore të maleve dhe lumenjve të zhdërvjellët, pothuajse 30 performanca do të integrojnë qytetëzimin e lashtë, teknologjitë moderne, kujtimet historike dhe përfytyrimet për të ardhmen, për të demonstruar një tablo të shkëlqyer me peizazhe natyrore dhe harmoninë e njeriut.

Mbrëmjen e së premtes në orën 8, Galaja do të transmetohet drejtpërdrejt paralelisht në kanalet televizive, frekuencat radio dhe platformat e mediave të reja të CMG, si dhe në mediat kryesore të Australisë, Zelandës së Re, Emirateve të Bashkuara Arabe, Malajzisë, Filipineve, Kamboxhias, Sri-Lankës, Kenias, Kolumbisë, Hong-Kongut dhe Makaos.






