Komuna e Çairit: Krasiten mbi 250 drunj dhe largohen rreth 100 të tjerë që paraqitnin rrezik

Komuna  e Çairit, ka njoftuar se pas një angazhimi disa javësh ka aritur të largoj nga teritori i saj rreth 100 drinj që paraqitnin rezik për banorët dhe kalimtarët ndërsa po ashtu 250 drunjë të tjerë janë krasitur për mirëmbajtje. Intervenimet realizohen në mënyrë profesionale, përfshirë edhe metodën tree climbing në lokacionet ku nevojitet qasje e specializuar. Paralelisht bëhet grumbullimi dhe transportimi i degëve, mbetjeve të gjelbra dhe materialit të mbetur pas intervenimeve, shkruan Top24

Njoftimi i komunës së Çairit: 
Mbi tre javë punë intensive për gjelbërimin në Çair: krasiten mbi 250 drunj, largohen rreth 100 të rrezikshëm
Më shumë se tre javë punohet intensivisht në terren për largimin e drunjve të tharë dhe të rrezikshëm, si dhe krasitjen e drunjve në hapësirat publike të Çairit. Me iniciativë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe kompaninë ADM-AL, deri më tani janë krasitur mbi 250 drunj, ndërsa janë larguar rreth 100 drunj të tharë dhe të rrezikshëm.
Intervenimet realizohen në mënyrë profesionale, përfshirë edhe metodën tree climbing në lokacionet ku nevojitet qasje e specializuar. Paralelisht bëhet grumbullimi dhe transportimi i degëve, mbetjeve të gjelbra dhe materialit të mbetur pas intervenimeve.
Punimet zhvillohen në përputhje me Ligjin për Gjelbërim Urban dhe kompetencat e tjera ligjore, ndërsa aksioni do të vazhdojë për një periudhë njëvjeçare, duke përfshirë të gjitha lokacionet ku evidentohet nevoja për intervenim.