Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe më i ftohtë me reshje shiu të herëpashershme që do të vazhdojnë gjatë gjithë natës. Reshjet do të jenë më të bollshme në vende të caktuara (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe më i ftohtë. Do të ketë reshje shiu të herëpashershme në pasdite dhe gjatë natës. Në disa pjesë të luginës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në intensitet të shtuar herë pas here.


