Çmimet marrin hov: Nafta Brent kalon 103 dollarë, gazi në Evropë i afrohet 74 eurove

Çmimi i naftës Brent është rritur sot mbi 103 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes për gazin në bursën evropiane TTF po tregtohen me afro 74 euro për megavat-orë. Ndërkohë, indekset kryesore të bursave evropiane janë kryesisht në rënie.

Shkolla në Shtip ndalon celularët, çipsat e flipsat dhe pijet me ngjyrë artificiale

Sipas të dhënave të publikuara në orën 09:30, çmimi i naftës Brent u rrit me 0,28 për qind, duke arritur në 103,362 dollarë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, nafta e lehtë amerikane WTI u shtrenjtua me 0,23 për qind, duke arritur çmimin prej 92,358 dollarësh për fuçi.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se Teherani nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve.

Ai shtoi se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta për zhvillimin e teknologjisë bërthamore për nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit.