Nga një fshat i vogël, Tenova, dy vëllezër po ndërtojnë një rrugëtim të madh. Adyan dhe Rron Ajeti – me punë, disiplinë, sakrificë dhe zemër të madhe, synojnë të ngjiten gjithnjë e më lart në botën e sportit.
Ata nuk ndalen në kufijtë e vendit të tyre. Synimi është i madh: Ballkani dhe Evropa.
Çdo stërvitje është një hap përpara, çdo ndeshje një përvojë dhe çdo fitore një dëshmi se ëndrrat bëhen realitet kur punohet fort.
Dy vëllezër. Një familje. Një qëllim.
Ajeti – nga Tenova drejt majave të Ballkanit dhe Evropës! 🥊🔥


