Afrim Gashi takon delegacionin francez: Në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me delegacionin e Senatit të Republikës Franceze, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe perspektivën evropiane të vendit.

“Pata kënaqësi të veçantë të zhvilloja takim me delegacionin e Senatit të Republikës Franceze, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe perspektivën evropiane të vendit tonë.

Theksova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme franceze për procesin tonë të integrimit evropian, si dhe përkushtimin tonë ndaj reformave dhe përmbushjes së detyrimeve në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet parlamenteve tona do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe në stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, deklaroi Gashi.