Vlora Hyseni i drejtohet gazetares: Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e Hotel ‘Rogner’

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.

Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, e që duket se i është drejtuar një gazetares duke i thënë se “si kalon me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”./TCH/