Në Berovë, mëngjesin e sotëm janë matur -2 gradë, ndërsa në Kodrën e Diellit 0 gradë. Temperaturat më të larta janë matur në Gjevgjeli me 12 gradë dhe në Shkup me 7 gradë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 18 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.


