Maqedonia mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën evropiane dhe në plotësimin e reformave dhe kritereve të domosdoshme. Në të njejtën kohë, besojmë se kredibiliteti i procesit forcohet më mirë kur çdo vend kandidat vlerësohet në bazë të progresit personaë dhe plotësimit të standardeve të përbashkëta të besueshme evropiane.
Sundimi i drejtësisë nuk është vetëm pjesë e procesit negociues. Ky është themel për krijimin e shtetit evropian dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në institciuone, kanë porositur ndër të tjera, zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, në diskutimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së në Bruksel, ku, siç njoftoi Ministria e Çështjeve Evrpopiane, përveç për vendin, është biseduar për progresin në fushën e sundimit të ligjit edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.
“Njëkohësisht, jemi koshientë se para nesh mbetet një çështje e rëndësishme dhe sfida serioze. Fokusi ynë në periudhën e ardhshme do të jetë i qartë: implementim i mirë, institucione më të fuqishme dhe rezultate konkrete dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo
Duke theksuar përkushtimin për thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, Trajkov theksoi se në periudhën e kaluar janë bërë hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat e mbuluara nga raporti për sundimin e ligjit për vendin tonë.
Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ajo theksoi se është vazhduar në drejtim të përforcimit të mekanizmave parandaluese dhe institucionale, me fokus të veçantë në transparencën, integritetin dhe llogaridhënien e institucioneve publike dhe se strategjia e re kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026 – 2030 përfaqëson një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.
Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane, Viktorija Trajkov gjithashtu trajtoi procesin e anëtarësimit, duke vlerësuar se ai duhet të vazhdojë të bazohet në kritere të qarta, objektive dhe të parashikueshme.


