Ndrëmarrja Publike Komunale, Tetova-Tetovë i është përgjigjur aktivitetit të organizuar nga banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Tetovë duke dëshmuar kështu një bashkëpunim korekt në ngritjen e higjienës publike në gjithë qytetin, shkruan Top24
“Banorët kishin organizuar aksion për pastrimin e hapsirave rreth asaj rruge ndërsa ne si ndërmarrje e përshëndesim këtë iniciativë dhe kemi dalë menjëher në teren me maqineri ndihmëse për të lehtësuar këtë aksion dhe për të dëshmuar edhe një herë se bashkërisht mundemi të krijojmë një mjedis më të mirë dhe më të pastër për të gjithë” tha drejtori Samet Bislimi.
Bislimi më tej shtoi se NPK-Tetova do të vazhdoj në të gjithë qytetin me aktivitetet e para sipas kalendarit të punëve të parapara.


