Presidenti kinez Xi Jinping në vizitë shtetërore treditore në Uashington, pritet të takohet me Trump

Presidenti kinez, Xi Jinping, sot do të mbërrijë në Uashington për një vizitë shtetërore treditore, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump.

Temat për të cilat pritet të diskutojnë përfshijnë tarifat dhe mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve, por edhe çështjet e sigurisë që lidhen me inteligjencën artificiale dhe konfliktet globale, si lufta në Iran dhe ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë, raportoi agjencia gjermane DPA.

Trump ka përgatitur një program të gjerë që do të zgjasë deri të premten, me një paradë ushtarake, një pritje solemne ku do të marrin pjesë drejtues të kompanive të teknologjisë dhe një çaj të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Xi-së në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2023, kur ai udhëtoi në shtetin federal të Kalifornisë për takimin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku u takua me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.

Trump e ftoi Xi-n në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në Pekin, në mesin e muajit maj.