Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është takuar në Nju Jork me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, me të cilin ka diskutuar për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për zhvillimet gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropë dhe rajon.
Pas takimit, Mickoski ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se, sipas tij, procesi duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve dhe rezultateve të arritura.
Ai e ka cilësuar Slloveninë si një partner të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, duke theksuar interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.


