Sulejmani: U njoftova nga afër me organizimin, koleksionet e pasura dhe shërbimet bashkëkohore që ofrohen për lexuesit, studentët dhe studiuesit. Me mbi pesë milionë burime të shtypura në 134 gjuhë, kjo bibliotekë dëshmon se investimi në dije dhe kulturë është investim në të ardhmen.
Bibliotekat nuk janë vetëm hapësira ku ruhen librat, por qendra ku ruhet kujtesa, zhvillohet mendimi dhe ndërtohen brezat e ardhshëm. Përvoja të tilla janë të vlefshme edhe për zhvillimin dhe modernizimin e institucioneve tona kulturore.





