Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard i ri, premtuam punë dhe po i realizojmë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në disa projekte infrastrukturore në këtë komunë, me fokus në përmirësimin e rrugëve dhe qarkullimit.

Sipas tij, punimet në rrugën “Ferid Murati” janë drejt përfundimit, ndërsa në rrugën “Mit’hat Frashëri” po zhvillohet zgjerimi i rrugës me dy korsi të reja.

Ndërkohë, komuna po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për nisjen e punimeve edhe në rrugën “Cvetan Dimov”.

Mexhiti ka deklaruar se projektet janë pjesë e angazhimeve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në Çair.

“Premtuam punë. Po i realizojmë. Dhe vazhdojmë”, ka theksuar ai.