Kosova ka emëruar kapitenin e ri pas largimit të Amir Rrahmanit.
Dhe ai do të jetë Vedat Muriqi, me trajnerin Franco Foda që mori këtë vendim duke ia besuar këtë detyrë “Piratit”.

Muriqi, deri më tani kishte qenë zv.kapiten ku e kishte mbajtur shiritin edhe në ndeshjet ku mungonte ylli i Napolit.
Mbetet të shihet se sa do t’i sjellë kjo fat atij, pasi që do e nisin kapitullin në ligën B ndaj Irlandës të enjten në “Fadil Vokrri”


