“Zëri ynë të dëgjohet fuqishëm”, mërgata në Gjermani e Finlandë në këmbë për çlirimtarët

Më 26 shtator, në Ulmë të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protesta nga ana e mërgatës shqiptare.

Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Në Gjermani protesta do të zhvillohet nga ora 18:30, ndërkaq në Finlandë me fillim nga ora 17:00.

Një mërgimtar nga Ulmi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv protesta është e organizuar zyrtarisht, me organizator dhe me leje nga autoritetet e qytetit.

“Për fat të mirë, deri më tani ka shumë interesim. Dëshira ime është që protesta të jetë sa më masive dhe që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm, për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj një vendimi që ne e konsiderojmë të padrejtë dhe për të bërë të qartë se ky qëndrim nuk është në emër të popullit të Kosovës”, tha ai.