Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli marrin vëmendjen kryesore të mediave (VIDEO)

Për 6 ditë me radhë në Kosovë qytetarët protestuan për të kundërshtuar vendimin e Hagës ndaj ish-katëshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në ballë të këtyre protestave po qëndrojnë Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ata janë në qendër të vëmendjes së mediave në Kosovë dhe jo vetëm.

Endriti dhe Klestori, janë shndërruar në fytyrat kryesore të rrjeteve sociale.

Për këtë temë u diskutua sot në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.

Komentet kryesore vijnë për shkak të qetësisë së tyre në publik.

“Mos të harrojmë se janë duke u përballur me diçka shumë të rëndë dhe mendoj që kjo do fort pjekuri emocionale dhe të aspekteve tjera, me ditë me ju qasur turmave në mënyrën se si po i qasen djemtë”, tha gazetari Agon Rexhepi.