Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti brifingun joformal me përfaqësuesit e mediave, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Boban Stojanoski.
Në kuadër të takimit, Kryetari Gashi i prezantoi aktivitetet dhe takimet e realizuara gjatë muajit shtator, si dhe aktivitetet aktuale të Kuvendit.
Në këtë kontekst, iu referua takimeve dypalëshe të realizuara me përfaqësuesit e huaj dhe zyrtarët e lartë, përfshirë edhe takimet me ministrin e Punës të Shtetit të Katarit dhe me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit. Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, u njoftua edhe vizita e
ardhshme e Senatit.
РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Ndër aktivitetet e përfshira në raport ishin shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, dhënia e deklaratës solemne nga zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, si dhe mbajtja e pritjes solemne me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë. Në kuadër të aktiviteteve të ardhshme parashihet edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe
Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (FSHIIK).
Gjatë brifingut, përfaqësuesit e mediave bënë pyetje në lidhje me shumë çështje aktuale, duke përfshirë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ligjin për rrogën minimale dhe punën e Komisionit Anketues për rastin në Koçani.
Lidhur me temat për të cilat u kërkua qëndrimi i tij, Kryetari Gashi theksoi se lidhur me këto çështje po zhvillohen bisedime dhe po bëhen përpjekje për të gjetur kompromis dhe harmonizim midis
grupeve parlamentare.
Pas brifingut, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dha deklaratë për mediat, në të cilën iu referua çështjeve aktuale dhe temave me interes për publikun.




