Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë.

Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë verdiktin e Gjykatës Speciale që dënoi me burgim ish-krerët e UÇK-së.

Protesta po shoqërohet me numër të madh qytetarësh, thirrje për drejtësi, fjalime dhe këngë folklorike.

Organizatorët kanë përsëritur që protestat do të vazhdojnë.