Shkëndija U16 bind me lojë dhe rezultate – Ismail Ismaili: “Kjo skuadër ka karakter dhe potencial të madh”

Tetovë – Shkëndija U16 po vazhdon të konfirmojë formën e mirë në kampionat, duke dhënë sinjale të qarta se mbetet një nga skuadrat më konkurruese të këtij sezoni.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ismail Ismaili zhvilluan dy ndeshje të mira në javët e fundit. Fillimisht shkatërruan Rabotniçkin në Shkup me rezultat të thellë 0:4, ndërsa në fundjavë morën një barazim 2:2 ndaj Brerës, në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.
Përveç rezultateve, trajnerin e gëzon edhe forma e futbollistëve kryesorë në repartin ofensiv. Dior Alili po vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rrezikshëm në fazën sulmuese, ndërsa Leard Salihi, si sulmues krahu, po dëshmon shpejtësi, depërtime dhe efikasitet, duke qenë një armë e rëndësishme e skuadrës dhe top golëshënues.

Trajneri Ismail Ismaili vlerësoi paraqitjet e ekipit dhe theksoi se skuadra po ecën në drejtimin e duhur.
“Jam i kënaqur me angazhimin dhe seriozitetin që po tregojnë futbollistët. Fitorja e thellë ndaj Rabotniçkit ishte rezultat i një loje shumë cilësore, ndërsa ndaj Brerës, pavarësisht barazimit, ekipi tregoi karakter. Dior Alili dhe Leard Salihi janë në një moment shumë të mirë dhe po japin kontribut të madh, por suksesi është meritë e gjithë grupit. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të qenë gjithnjë më konkurrues,”