Drejtori i NPK-së “Tetova-Tetovë”, Samet Bislimi, ka bërë të ditur se aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit po vazhdon në mënyrë intensive në të gjitha pjesët e Tetovës.
Sipas Bislimit, ekipet e ndërmarrjes janë të angazhuara në terren me qëllim të përmirësimit të pastërtisë, mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra dhe kujdesit ndaj mjedisit.
“Ua kemi borxh dhe përgjegjësi qytetarëve pastërtinë, gjelbërimin dhe kujdesin ndaj mjedisit”, është shprehur Bislimi, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për një qytet më të pastër dhe më të mirëmbajtur.
Nga NPK “Tetova-Tetovë” bëjnë thirrje edhe për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare, në mënyrë që rezultatet e punës në terren të ruhen dhe hapësirat publike të mbahen të pastra.


