Irani paralajmëron përdorimin e “armëve të reja” dhe zgjerimin e objektivave në rast të një sulmi amerikan

Irani ka paralajmëruar se do të përdorë armë të reja dhe do të synojë vende që nuk i ka sulmuar më parë nëse Shtetet e Bashkuara nisin një sulm të ri kundër tij, tha zëdhënësi i Gardës Revolucionare,  Hossein Mohebbi , sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Nëse ndodh një sulm i ri, ne patjetër do të ndryshojmë armët dhe gjeografinë e luftës”, tha Mohebbi, duke shtuar se Teherani është i përgatitur për një konflikt të zgjatur.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare deklaroi gjithashtu se Teherani është i përgatitur edhe për një konflikt të zgjatur. Sipas mediave vendase, ai paralajmëroi se në rast të një sulmi të ri amerikan, përgjigjja iraniane do të jetë ndryshe nga ajo e mëparshme.

“Nëse ndodh një sulm i ri, ne patjetër do të ndryshojmë armët dhe gjeografinë e luftës”, tha Mohebbi.

Deklarata e tij sinjalizon se Irani mund të zgjerojë si llojin e armëve të përdorura, ashtu edhe zonat që do të konsiderohen objektiva, duke përfshirë vende që deri tani nuk janë goditur nga Teherani.