Kurti dikur “Shko Hashim në Hagë”, tash premton se do korigjojë verdiktin e Hagës

Janë bërë katër ditë prej kur Gjykata Speciale mori vendimin skandaloz duke dënuar me 81 vite burg ish- krerët e UÇK-së, shkruan Periskopi.

Ky vendim i Speciales po kundërshtohet nga populli i Kosovës me protesa masive, ditë e natë.

Edhe figura ndërkombëtare e të skenës politike në Kosovë kërkuan zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në Amerikë tha se qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet, në mënyrë që të korrigjohet vendimi i Speciales, e cila dënoi ish-krerët e UÇK’së, vendim të cilin Kurti e vlerësoi të padrejtë juridikisht e moralisht, dhe, të pasaktë historikisht.

Por, a e ka përnime Kurti?

Kjo pasi një postim i tij në vitin 2019, na bënë të dyshojmë se Kurti e ka seriozisht këtë.

”SHKO NË HAGË, HASHIM”

Në vitin 2019, Albin Kurti kishte krejt tjera qëllime. Ai i kërkonte vet Hashim Thaçit të shkonte në Hagë, duke i thënë “që mos ta malltretonte popullin”.

Kundër vendimit të Hagës, protestat pritet të marrin përmasa të reja gjatë ditëve të ardhshme, teksa paralajmërimet për tubime po shtohen në vende të ndryshme. Studentët pritet të dalin në një marshim masiv të hënën në mesditë, në kuadër të “Tetorit të studentëve”.

Krahas studentëve, edhe mërgata shqiptare po mobilizohet në diasporë. Protesta janë paralajmëruar në Shtutgart të Gjermanisë, ndërsa tubime të tjera pritet të zhvillohen edhe në disa qytete të Zvicrës.

Ndërsa sonte mërgata u mblodhen në Koln e në Munchen të Gjermanisë.