Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas skenarit të protestës, Ledri Vula do të ketë një fjalim para qytetarëve, ndërsa Bekim Shyti do të paraqitet në program edhe me “Betimin e ushtarit”, si dhe me një fjalim të veçantë.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, po ashtu do t’i drejtohet masës gjatë mbrëmjes. Në program janë paraparë edhe Vlora Jashari nxënësi dhe Erdi Mirena.
Protesta nis në orën 21:00, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit qytetar edhe sonte në kryeqytet.


