Pacientja 23-vjeçare denoncon stomatologun për ngacmim seksual

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në Tetovë, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

Sipas denoncimit, gjatë vizitave të saj në ordinancë më 14 dhe 18 shtator, gjatë ndërhyrjeve mjekësore, stomatologu dyshohet se e ka ngacmuar.

 

Ajo gjithashtu ka deklaruar se më vonë, përmes një aplikacioni celular, stomatologu i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.

 

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.