E konfrontoi Aida Dërgutin, ky është zyrtari policor që u suspendua

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK’së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK’së. Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj.

Rreth këtij rasti, ka folur tëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ky i fundit ka njoftuar se, lidhur me këtë, PK’ja suspenduar një zyrtar policor të trafikut.

‘’Referuar kërkesës suaj ju konformojmë se, Policia e Kosovës bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtarë policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet’’, ka thënë ai