Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka ndjekur nga afër punimet për fillimin e rekonstruimit e rrugës “Emin Duraku” në Çair. Mexhiti nga afër inspektoi punimet në në rrugën “Emin Duraku”, një nga rrugët që po rikonstruktohen në Çair ndërsa më pas vizituan edhe rrugët “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi”, ku po bëhet asfaltimi, rregullimi i trotuareve me kubëza dhe i hyrjeve të banesave, shkruan Top24
Postimi i plotë i kryetari të komunës së Çairit: Izet Mexhiti
Çdo rrugë e Çairit ka rëndësinë e vet. Çdo lagje meriton kushte më të mira. Prandaj, po investojmë gjithandej.
Edhe sot ishim në terren, ku pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Emin Duraku”, një nga rrugët që po rikonstruktohen në Çair.
Më pas, vizituam edhe rrugët “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi”, ku po bëhet asfaltimi, rregullimi i trotuareve me kubëza dhe i hyrjeve të banesave. Në të njëjtat lagje, kemi investuar edhe në hapësirat për fëmijë, duke rregulluar dhe vendosur kënde të reja lojërash.
Sepse një lagje e mirë nuk ka vetëm rrugë të rregulluara. Ka trotuare, hapësira për fëmijë dhe kushte më të mira për jetën e përditshme.
Çairi sot është një kantier ndërtimi. Dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, sepse po punohet. Po investohet. Për komunën tonë. Për lagjet tona. Për të ardhmen.


