Në vazhdim, një lajm i bukur. Kambana e Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve ra edhe një herë fuqishëm. Ky është sinjali se heroi i vogël Efnani e ka mposhtur sëmundjen e rëndë dhe do të mund të kthehet në shtëpi, përcjell TV21. Kambana e kësaj klinike është një simbol i thellë emocional, që shënon fundin e trajtimit dhe fitoren e suksesshme të fëmijëve ndaj sëmundjeve të rënda, më së shpeshti ndaj sëmundjeve malinje. Kjo “kambanë e fitores” ndodhet në repartin e onkologjisë në Klinikë. Sa herë që një fëmijë e fiton betejën me një sëmundje të rëndë, si kanceri apo leukemia, dhe është gati të kthehet i shëndetshëm në shtëpi, ai bie fuqishëm në kambanë.


