“Shkarkimi i ministres Gërvalla”, të gjitha kërkesat e OVL UÇK-së pas vendimit dënues

Ka përfunduar tashmë protesta gjithëpopullore e organizuar nga organizatat e dala nga lufta.

Në fund të protestës, u prezantuan edhe katër kërkesat kryesore të organizatorëve të protestës, transmeton Klankosova.tv.

“Kërkesa nr1. Shfuqizim ose ndryshim i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkesa nr.2. Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Çka është një ministre pa popullin, popullim nuk e keni mbrapa, duhet të largoheni. Kërkesa nr3. Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që iu duhen krerëve të UÇK-së dhe kombit tonë. Kërkesa nr4. Angazhimi i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, sepse UÇK-ja jemi ne, UÇK-ja është shteti i Kosovës, dhe ne nuk do ta lejojmë të na merrni atë që e kemi fituar me gjak”.