Bislmi: Fillon spërkatja e parqeve për barë të thatë në qytet!

Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë ka filluar spërkatjen e parqeve në Tetovë kundër barit të thatë me qëllim të rikooperimit të gjelbërimit në qytet. Gjatë ditës së djeshme ka filluar spërkatja në barin e thatë te Parku i Gruas, shkruan Top24

“Është aksion që ka filluar nga parku i gruas dhe i njejti do të vazhdoj në të gjithë qytetin. Ky trajtim ndihmon në ushqimin dhe rigjenerimin e barit në parqe dhe kështu gjelbërimi i qytetit do vazhdoj të jetë në nivelet e dëshiruara ndërsa kujdesi ndaj gjelbërimit në qytet do vazhdoj në mënyrë permanente në çdo pjesë të Tetovës” tha drejtori Samet Bislimi.