Propozimet që sot qarkullojnë në opinionin mbarëkombëtarë për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i pari i dha më 17 shkurt gjatë marshit në Prishtinë ku tha se mandati i këtyre dhomave ka përfunduar që në momentin kur pretendimet e rrejshme të Dik Martit dolën të pavërteta. Atëherë Sela sugjeroi që çdo lëndë tjetër të jetë objekt trajtimi i gjykatave të Kosovës, ndërsa gjykatat ndërkombëtare të trajtojnë shpifjet e shtetit të Sërbisë.
Deklarata e plotë e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela:
“Është skandaloze. Për mendimin tim, puna e dhomave të specialuzuara është kryer në momentin që pretendimet e rrejshme të Dik Martit dolën të pavërteta dhe nuk shoh asnjë shkak që kjo gjykatë të funksionojë më. Ju bëj thirje organeve të drejtësisë së Kosovës dhe Parlamentit të Kosovës që në qoftë se ka lëndë tjera për të cilat duhet të përgjigjet dikush ata janë objekt i trajtimit këtu brënda në Kosovë nga gjykatat e Kosovës dhe dhomat e specialuzuara duhet tanimë të merren me ato të cilët shpifën dhe propaganduan dhe shfrytëzuan një mashë siç ishte Dik Marti dhe tani ai që duhet të gjykohet është Sërbia dhe propaganda e tyre e pavërtetë për gjoja trafikime të organeve njerëzore nga ana e UÇK-së. UÇK-ja ishte e pastër ashtu siç ishte aspirata e këtij populli për liri, UÇK-ja ishte në mbrojtje të dinjitetit, lirisë, nderit të pragut të shpisë të shqiptatëve.”


