VLEN sot ka bërë hapjen e shtabit në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 18 tetorit.
Me Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës dhe Amir Muslijin si shef të shtabit, nisim një rrugëtim të ri – me energji, organizim dhe përkushtim për qytetarët.
Në hapjen e shtabit kanë qenë të pranishëm bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, nënkryetarja Mimoza Musa, shefi i Shtabit qendror Adnan Azizi, deputetë, kryetarë komunash, aktivistë dhe shumë qytetarë e mbështetës të VLEN-it.
Bërvenica meriton punë, zhvillim dhe përfaqësim denjitoz.
18 tetori është dita e ndryshimit!
Bërvenica VLEN!


