Kjo është arsyeja pse u shpërbë ekipi antidrogë në Kumanovë

Njëmbëdhjetë javë pas krijimit të Ekipit Punues për Luftimin e Drogës, nuk u vunë re rezultate të mjaftueshme. Prandaj, me propozim të Drejtorit Janev, me miratimin e Ministrit të punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, u shpërbë njësia organizative rajonale brenda policisë kriminale të Sektorit të Brendshëm të Kumanovës, përgjegjëse për luftimin e trafikimit të drogës.

Siç informojnë nga MPB, Kjo vjen sot, kur u njoftua se drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, bëri një vizitë pune në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës, ku në fokus ishte situata e sigurisë dhe lufta kundër tregtisë dhe shpërndarjes së paligjshme të drogës dhe substancave psikotrope në zonën e Kumanovës, Kratovës dhe Kriva Pallankës.

Të gjithë anëtarët e njësisë janë shkarkuar dhe janë sistemuar në vende të tjera pune, ndërsa në vend të tyre janë caktuar nëpunës të rinj policorë.

“Në luftën kundër kriminalitetit nuk ka vend për punë vetëm në letër. Nevojiten aksione konkrete, kryerës të zbuluar, drogë e sekuestruar dhe rrjete kriminale të shkatërruara. Kur mungojnë rezultatet, pason përgjegjësia – pa arsyetime dhe privilegje”, porositi Janev.

Ai paralajmëroi se hapat vendimtarë do të vazhdojnë kudo ku do të konstatohet mosangazhimi ose mungesa e rezultateve.