Përderisa thuajse çdo politikan shqiptar, i pozitës dhe opozitës, funksionar aktual e ish-funksionar është rreshtuar për ta shprehur indinjatën ndaj vendimit që e konsiderojnë të padrejtë, ministri i Drejtësisë Jeton Shazivari hesht.
Pikërisht ai që u vendos në qendër të kritikave për deklaratën e tij skandaloze para aktgjykimit. Pikërisht ai që kërkoi që “çfarëdo që të jetë vendimi” të respektohet dhe që, me relativizimin e tij, vuri në të njëjtin rrafsh viktimën dhe agresorin, çlirimtarin dhe pushtuesin, duke refuzuar të thotë qartë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare.
E di se tani është koha për unitet, për kapërcim të dallimeve dhe bashkim rreth një të drejte historike që nuk duhet relativizuar: të drejtës së një populli për t’u ngritur kundër spastrimit etnik, masakrave dhe vrasjeve, dhe të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi. Pikërisht për këtë arsye, sot heshtja e ministrit të Drejtësisë bie edhe më shumë në sy.
A do të thotë kjo se pajtohet me vendimin? Apo thjesht po e mban fjalën dhe po e “respekton” gjykatën?
Në një moment kur të gjithë po flasin, edhe heshtja është qëndrim” ka shkruar Sefer Selimi.


