Endometrioza – dhimbjet e forta menstruale nuk janë diçka që duhet duruar!
Endometrioza është një sëmundje gjinekologjike ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës) përhapet jashtë saj, në organet e legenit dhe barkut.
Më së shpeshti prek vezoret, hapësirat përreth tyre, tubat fallopiane, ligamentet që mbajnë mitrën dhe zorrët. Në raste të rralla, mund të përhapet edhe në mushkëri apo organe të tjera.
Simptomat më të shpeshta janë:
– dhimbje të forta menstruale
– dhimbje në bark, legen ose në pjesën e poshtme të shpinës
– dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
– menstruacione të bollshme ose të çrregullta
– vështirësi për të mbetur shtatzënë
– lodhje kronike
Pse është e rëndësishme diagnoza në kohë?
Endometrioza shpesh diagnostikohet me vonesë, pasi simptomat ngatërrohen me dhimbje “normale” menstruale.
Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë thelbësore për zbulim dhe trajtim në kohë.
Në Poliklinika LAOR, gjinekologu ynë ofron kontroll të detajuar, këshillim profesional dhe udhëzim për diagnostikim dhe trajtim të mëtejshëm.
Kujdes i dedikuar për shëndetin e gruas.


