Rezerva Federale e SHBA-së kundërshton kërkesat e Trump, rriti normën bazë të interesit

Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) sot e rriti normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, për herë të parë pas më shumë se tre vitesh. Norma e interesit është rritur nga 3.75 në 4 për qind, si përgjigje ndaj inflacionit të vazhdueshëm të lartë.

Fed e rriti normën bazë të interesit pavarësisht kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump për norma më të ulëta interesi.

Banka Qendrore Evropiane javën e kaluar e rriti normën bazë të interesit, për herë të dytë këtë vit, si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit të shkaktuar nga lufta në Iran.

Rritja e normës së interesit nga Fed-i nënkupton kredi më të shtrenjta dhe më pak shpenzime, me synim frenimin e inflacionit. Në afat të shkurtër mund të ngadalësojë aktivitetin ekonomik dhe investimet, ndërsa synimi është stabilizimi i çmimeve dhe i ekonomisë në periudhë më të gjatë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale. Në një deklaratë të fundit, Trump tha se SHBA-ja duhet të ketë normat më të ulëta të interesit në botë, duke ushtruar presion ndaj Fed-it për politika monetare më lehtësuese.