Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar fuqishëm pas aktgjykimit të shpallur të mërkurën në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Artistja publikoi në rrjetet sociale një fotografi të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shoqëruar me emblemën e UÇK-së, ndërsa reagimin e nisi me mesazhin: “Sot u vra liria jonë!”
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”, shkroi Jakupi, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.
Në vazhdim të reagimit, këngëtarja përdori tone të ashpra ndaj gjykatës, duke pretenduar se vendimi ishte dhënë “në emrin e Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës”


