Kostadinovski: Besimi te drejtësia është në pikën më të ulët

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në institucionet shtetërore është në nivelin më të ulët historik.

Sipas tij, për rikthimin e besimit nevojiten hapa të guximshëm, ndërsa përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive.

Kostadinovski theksoi se rastet e veçanta nuk duhet të përdoren për të krijuar një perceptim negativ për të gjithë gjyqësorin.

“Një gjyqtar i korruptuar nuk mund të jetë argument se të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar”, tha ai.

Si një prej mënyrave për rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit, Kostadinovski përmendi hapjen e Gjykatës Kushtetuese ndaj publikut, duke u dhënë qytetarëve mundësi të ndjekin drejtpërdrejt seancat dhe të dëgjojnë argumentet juridike mbi të cilat bazohen vendimet.

Deklarata u bë në kuadër të një konference ndërkombëtare në Ohër, kushtuar besimit në gjykatat kushtetues