Krimet e Serbisë në Kosovë janë ende të freskëta!

Krimet e Serbisë në Kosovë janë ende të freskëta. Vrasje të burrave, grave dhe fëmijëve, përdhunime, tortura, shpërngulje dhe varreza masive.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi me forcat serbe për të mos lejuar spastrimin etnik të Kosovës. Lufta dhe agresioni i Sllobodan Millosheviqit, në Kosovë shkaktoi:
1 milion refugjatë; 11 mijë të vrarë, prej tyre 1024 fëmijë; 20 mijë gra të përdhunuara në mënyrën më brutale të mundshme. 1600 persona të tjerë ende nuk iu dihet fati, rezultojnë të zhdukur.

Gjykata Speciale në Hagë në raport me krerët e UÇK-së, në Serbi dënoi: Nikolla Sainovicin me 18 vjet burg, Dragoljub Ojdanicin me 15 vjet, Vladimir Lazarevic me 14 vjet dhe Nebojsha Pavkovic me 22 vjet. Sllobodan Millosheviç vdiq në burg derisa po priste gjykimin.

27 vjet pas vrasjeve në familjen Jashari, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti kallëzime penale ndaj 35 shtetasve serb për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, masakër dhe tortura.