Në vendlindjen e Jakup Krasniqit, në Negroc, familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas po presin verdiktin e fundit në Hagë, duke besuar në pafajësinë e tij, si dhe të bashkëluftëtarëve Thaçit, Veselit dhe Selimit.
“Obligimin njerëzor e kanë kryer me kohë për Kosovë dhe popullin e saj. Gjykata ka qenë jo shumë serioze, pasi edhe dëshmitarët kanë qenë jo seriozë, por shpresojmë që gjykata të mbështetet në fakte dhe të marrë vendimin e duhur. Arsye për t’u dënuar nuk ka, pasi krimet monstruoze i ka kryer Serbia”, theksoi ai.


