Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëheri bashkëkryetar i VLEN-it përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur qëndrimin e tij rreth verdiktit të së nesërmes 16 Shtator që lidhet me liderët e UÇK-së në Hagë. Kasami shkruan se “Procesi i padrejtë dhe kundërthënës ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë, duhet të përfundojë nesër dhe ne presim që të merret një vendim i drejtë që do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës”, shkruan Top24
Postimi i plotë i Bilall Kasamit:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për çlirimin e popullit tonë.
Procesi i padrejtë dhe kundërthënës ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë, duhet të përfundojë nesër dhe ne presim që të merret një vendim i drejtë që do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës.
Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin; viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundëtshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës.
Liria e Kosovës u fitua me sakrificë, guxim dhe gjak. Emrin e lirisë sot e bartin mr guxim e dinjitet liderët tanë që padrejtësisht ndodhen në Hagë.
Momenti i së vërtetës po afron.
Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet.


