Nga sheshi “Adem Jashari” qytetarët e Skenderajt mbështesin fuqishëm katërshen e UÇK-së

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nisur orën e pritjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ata i kanë dhënë mbështetje të fuqishme katërshes së UÇK-së, kur kanë mbetur edhe pak orë deri te shpallja e aktgjykimit në Hagë.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se komuna që ai udhëheq pret drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve të Skenderajt që sonte u bashkuan në Sheshin “Adem Jashari”, duke dëshmuar edhe një herë se Skenderaj qëndron fuqishëm në mbështetje të Çlirimtarëve dhe në pritje të drejtësisë për ta!”, ka shkruar Lushtaku.