Xhensila Myrtezaj vjen me një paralajmërim: Ju premtoj që ky vit do të jetë ndryshe

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Derisa ka shprehur mirënjohjen e saj për dashurinë që ndërvite i japin fansat e saj, ajo ka bërë edhe një premtim, shkruan IndeksOnline.

Xhensila ka premtuar se ky vit do të jetë ndryshe.

“Dua t’ju them dicka nga zemra… ndihem shume ne borxh me ju. Me çdo koncert me kujtoni sa shume dashuri me jepni dhe, sinqerisht, ndjej qe duhet te punoj edhe me shume per t’jua kthyer gjithe kete dashuri me muzike. Ju premtoj qe ky vit do te jete ndryshe. Me shume projekte, me shume muzike, me shume nga une per ju. O Faleminderit qe jeni gjithmone aty. Tani mbyllim nje sezon, por ajo qe vjen sapo ka filluar.”, ka shkruar në reagimin e saj ajo.