Self kritikon Hagën, shpreson që “paragjykimet politike” të mos ndikojnë në vendimin për çlirimtarët

Kongresmeni amerikan Keith Self ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, duke shprehur shqetësimin se vendimet e institucioneve të drejtësisë mund të ndikohen nga, siç e quan ai, “paragjykimet politike”.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Self tha se një temë që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më e dukshme nga Haga është lejimi i ndikimit të politikës në vendimmarrje, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresa ime është që një paragjykim i tillë të mos jetë i dukshëm këtë javë, kur të merret një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësinë pas viteve të shtypjes serbe”, shkroi Self.

Ai e cilësoi rajonin e Ballkanit si një “fuçi baruti”, duke paralajmëruar se regjimet shtypëse mund të kenë interes të nxisin ndarjet dhe tensionet në vend që të kontribuojnë në pajtim.

“Ballkani është një fuçi baruti në një rajon ku regjimet shtypëse nuk do të dëshironin asgjë më shumë sesa të ushqenin flakët e përçarjes, në vend që të punonin drejt pajtimit”, thuhet në reagimin e tij.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Keith Self @SelfForCongress A consistent theme emerging from The Hague seems to be allowing political bias to influence their decisions. It is my hope that such bias will not be on display this week when a decision is handed down in the trial of Hashim Thaci, and three Albanian civilians who fought for independence from years of Serbian oppression. The Balkans are a tinderbox in a region where oppressive regimes would like nothing more than to fan the flames of division rather than work towards reconciliation. KEITH SELF TEXAS+TOUGH TOUGH CONSERVATIVE 女"