Vlera e mallrave të importuara në periudhën janar–korrik 2026 arriti në 443.9 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 7.93 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vendet e Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.7 për qind në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit tregtar.
– Tregtia e jashtme e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje në shtatë muajt e parë të vitit 2026. Eksporti dhe importi i mallrave janë rritur krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë tregtarë të vendit. Të dhënat për periudhën janar–korrik tregojnë se vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia e Veriut ka arritur në 314.660,2 milionë denarë, ose mbi 314.6 miliardë denarë, duke shënuar rritje prej 8.45 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në të njëjtën periudhë, vlera e mallrave të importuara arriti në 443.910,2 milionë denarë, përkatësisht mbi 443.9 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 7.93 për qind në krahasim me shtatë muajt e parë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve, bazuar në Klasifikimin Standard të Tregtisë Ndërkombëtare, tregon se pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë katalizatorët mbajtës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e telave të ndezjes dhe produkte të ngjashme për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1, si dhe katalizatorët e tjerë mbajtës. Në import, ndër produktet më të përfaqësuara janë platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze, me përjashtim të vajrave të papërpunuara, si dhe automjetet e tjera motorike për transportin e udhëtarëve.
Në periudhën janar-korrik 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e këmbimit është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë. Këto pesë vende së bashku përbëjnë 49.,4 për qind të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar i Maqedonisë së Veriut. Vendet anëtare të BE-së marrin pjesë me 58.7 për qind në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së jashtme të vendit.


