Kurti: Urojmë që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë ka thënë se Kosova po pret vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Kurti ka deklaruar se, sipas tij, lufta dhe rezistenca e popullit të Kosovës kanë qenë të drejta dhe çlirimtare, ndërsa ka shprehur shpresën që edhe vendimi i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me këtë, duke uruar kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.