Përplasjet me tifozët, futbollistët i shkruajnë presidentit për të vendosur paqen

Pavarësisht gjithçkaje, te Lazio gjërat po funksionojnë, por nuk është kjo çështja. Skuadra bardhekaltër, futbollistë dhe stafi teknik kanë filluar të ndjejnë mungesën e publikut në Olimpico, një mungesë kjo që është fryt i kontestimit të fortë të tifozëve ndaj presidentit të klubit Claudio Lotito.

Në këtë pikë lind edhe nisma e futbollistëve; t’i shkruajnë një letër presidentit të Lazios për t’i kërkuar që të dëgjojë tifozët dhe të arrijë në një armëpushim. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Il Tempo’ sipas të cilit kërkesa e futbollistëve për Lotiton është mbështetur edhe nga trajneri Gennaro Gattuso, që në fakt ka folur shumë në lidhje me këtë temë në javët e kaluara.

Paradoksi-skuadra funksionon, por stadiumi është bosh-u pa edhe në ndeshjen që Lazio barazoi me Milanin. Në pjesën e dytë, kur kuqezinjtë barazuan rezultatin në 2-2, Olimpico në fakt dukej si shtëpia e kuqezinjve. Një situatë që sigurisht nuk e ndihmoi skuadrën bardhekaltër për t’iu rezistuar sulmeve të Milanit. Tani topi është në fushën e Claudio Lotitos që në të kaluarën ka treguar se nuk dëshiron të bëjë pakt me tifozerinë; çfarë do të bëjë tani?